Site icon Telegrafi

Haradinaj: Abelard Tahiri është ende ministër, nuk ia kam aprovuar dorëheqjen pa u konsultuar me Veselin

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës tha se Abelard Tahiri është ende ministër i Drejtësisë.

Haradinaj tha se një ditë më parë Tahiri ia ka paraqitur kërkesën për dorëheqje, por nuk e ka pranuar pa  u konsultuar me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, nga e cila parti është Tahiri.

Lexo po ashtu Veseli rreth dorëheqjes së Tahirit: Vendimmarrja do të jetë e imja dhe e PDK-së, jo e individëve (Video)

“Si vendos Partia Demokratike e Kosovës do të ndodh sepse ministrat janë propozime politike prej partive politike”, tha Haradinaj, duke shtuar se kërkesa e Tahirit për dorëheqje nuk ka qenë me shkrim.

“Abelardi është ministër i respektuar në qeveri. Kërkesa e tij për dorëheqje nuk ka qenë me shkrim. Ka thënë se ka argumente të shumta… Disa mund të jetë edhe të partisë dhe i respektoj…”, tha Haradinaj.

Lidhur me ndryshimet në Qeveri, Haradinaj tha se edhe Nisma për Kosovën si dhe Aleanca Kosova e Re ka bërë ndryshime në udhëheqjen e ministrive.

“Ministrat janë emërime politike. Është e drejtë e një subjekti politik”, tha kryeministri.

Haradinaj ka folur edhe rreth emërimit të Endrit Shalës si ministër i Tregtisë, e që është i akuzuar për gjuajte me armë.

“Emërimi i Endrit Shalës është vendim i nismës. Unë nuk do të ndërhyj”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version