Site icon Telegrafi

Haradinaj: AAK shkon e vetme në zgjedhje

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, ka thënë se ende nuk ka marrë ndonjë ftesë nga presidenti i vendit, për të biseduar në lidhje me gjendjen aktuale në Kosovë.

Ai këtë deklaratë e bëri të ditur në kohën kur ishte duke bërë homazhe tek lapidari i komandant “Roki”, Rahim Beqiri,  me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së tij, në fshatin Kopernicë.

Haradinaj po ashtu u pyet nëse AAK-ja do të bëjë ndonjë koalicion parazgjedhor me ndonjë parti politike, por siç tha ai AAK-ja do të shkojë e vetme në zgjedhje, edhe pse është e hapur për disa parti.

“Ende s’kemi marrë ftesë nga presidenca. Ahmet Isufi ka marrë udhëzimet nga partia që t’i bashkohet një mocioni për shpërndarjen e Kuvendit. AAK-ja shkon vetëm në zgjedhje, megjithatë kemi respekt për disa parti. Jemi të hapur, por AAK shkon vetëm në zgjedhje”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version