Site icon Telegrafi

Haradinaj: AAK përkrahë mocionin, lajm i mirë që qeveria po largohet bashkë me ministrin Veliu

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se AAK do ta përkrahë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë.

Ai tha se qysh në fillim partia e tij kishte konsideruar se qeveria Kurti nuk do ta kishte jetën e gjatë.

“Kjo është një situatë më së paku e dëshiruar. Ne qysh në fillim kemi konsideruar se kjo qeveri nuk do ta ketë jetën e gjatë. Më vjen mirë që deputetët do ja marrin mandatin kësaj qeverie. Ne i kemi dhënë besimin këtij mocioni për disa arsye: e para ka qenë diskriminimi buxhetor, heqja e taksës pa asnjë profit, mos-negocimi i saj me SHBA-të mirëpo edhe me partnerët e koalicionit, por njëanshëm e largoi taksën dhe kjo natyrisht që qeverinë e kaluar e ka çu në shtëpi”, tha Haradinaj.

Lexo po ashtu E gjitha që ndodhi në seancën e Kuvendit të Kosovë, u votua mocioni për rrëzimin e Qeverisë

Sipas Haradinajt është lajm i mirë që qeveria po largohet bashkë me ministrin Veliu.

“Shkarkimi i Veliut, i cili shkarkohet për një prononcim medial, na jep me kuptu që kemi të bëjmë me një vetërrëzim të planifikum të kësaj Qeverie. Është lajm i mirë që bashkë me atë ministër, po shkon edhe kjo Qeveri”, tha Haradinaj.

Ai porositi qytetarët që të mos shqetësohen sepse institucionet përkatëse do ta kryejnë punën e vet.

“Kosova nuk do të mbetet pa qeveri, kjo qeveri do ta kryejë detyrën e vet deri në ardhjen e qeverisë së re”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version