Telegrafi

​Haradinaj: AAK pas zgjedhjeve s’do të ketë vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sot se janë në përmbyllje të listës me kandidatë për deputetë.

Ai në një konferencë për media përsëriti se synon postin e presidentit, ndërsa theksoi se nëse dështon zgjedhja e presidentit vendi mund të shkojë prapë në zgjedhje.

I pari i AAK-së tha se pas zgjedhjeve e lënë të hapur mundësinë për koalicione me partitë politike.

“Pas zgjedhjeve nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik”, tha ai.

Ndryshe, AAK nuk ka hyrë në ndonjë koalicion parazgjedhor për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.