Site icon Telegrafi

Haradinaj: AAK nuk ia ka prishur Kosovës raportet me Amerikën

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se nuk qëndron që partia e tij i ka prishur raportet me SHBA-në.

“Ideja se ne ia kemi prishë raportet me Amerikën nuk qëndron. Dhe kjo është shumë gabim. Kosova ka qenë e mbështetur për muri”, ka theksuar Haradinaj në televizionin publik.

Ai është ndalur edhe te taksa ndaj mallrave serbe.

“Ne nuk i kemi bllokuar produktet serbe në Kosovë, ne i kemi taksuar, është dallim shumë i madh. Qëllimi final është që të arrihet njohja e Kosovës shtet nga Serbia”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova ka bashkëpunimin më të mirë me NATO në krahasim me shtetet e tjera të rajonit.

Sipas tij, Qeveria e kaluar ofroi rezultate të prekshme.

Exit mobile version