Telegrafi

​Haradinaj: Me AAK-në, brezi i ri nuk do të pres në pafundësi për progres

Kandidati për president nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka takuar sot disa qytetarë të Prishtinës.

Ai me këtë rast tha se “AAK është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian”.

“Një takim miqësor me qytetarë të Prishtinës, shumica nga të cilët të rinj. Aleanca është e vendosur për Kosovën, shtet për brezin e ri, vend të mundësive, me sistem arsimimi e kujdes shëndetësor të nivelit evropian. Si president i ardhshëm vendit, u zotova që do të mbështes reformat e nevojshme dhe politikat që Kosovën e çojnë drejt NATO-së dhe BE-së’, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk do të lejohet që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend.

“Ne nuk do të lejojmë që brezi i ri të pres deri në pafundësi progresin në vend. Andaj, jemi të vendosur që në rast se bllokada do të vazhdojë, të organizojmë referendumin për bashkim me Shqipërinë, që ardhmëria e të rinjve të Kosovës të mos rrezikohet”, tha ai. /Telegrafi/