Telegrafi

Haradinaj: AAK-ja po rritet, ne qëndrojmë edhe kur të tjerët dorëzohen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot takim me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë.

Haradinaj ka thënë se po punohet shumë që struktura aktuale të AAK-së të freskohen përmes zgjedhjeve të brendshme.

Ai u shpreh se janë duke i rritur kapacitetet me struktura e aktivistë të rinj.

“Sot mbajtëm takim me aktivistët e strukturat e degës së tretë të AAK-së në Prishtinë. Po punojmë shumë që t’u japim freski strukturave tona aktuale përmes zgjedhjeve të brendshme, si dhe po rrisim kapacitetet tona me struktura e aktivistë të rinj që i bashkohen për çdo ditë Aleancës. Qëndrojmë edhe kur të tjerët dorëzohen!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/