Telegrafi

Haradinaj: AAK do t’i ketë mbi 20 deputetë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, është shprehur se lista e kandidatëve të AAK-së është listë fituese dhe se në këtë listë ka emra të rinj.

Haradinaj ka thënë se kësaj here ka prurje të reja.

“E para doktori është një njeri me vlera të mëdha dhe si mjekë njihet edhe në Prishtinë dhe është nga Rugova, është edhe profesor i nderum. Mesazhi ka qenë se në Aleancë ka vend për të rinjë…”

“Nëse shkon në një qytet e merrni si shembull e dini se kush kënd përfaqëson, e kemi marrë Pejën që përfaqëson Shemsedin Dreshaj, nëse shkojmë në Deçan kemi kandiduar me 13 kandidat, pra gara është zgjeruar…”, ka thënë Haradinaj në Kanal 10.

Ai tha se këtë e kemi bërë që t’i japi mundësi kandidateve të tjerë nga komunat e tjera.

“Nuk ka asnjë komunë që nuk është e përfshirë në listën e AAK-së, nuk mendojë që ka një komunë që nuk është përfshi në këtë listë”, ka deklaruar Haraidnaj.

Tutje, ai ka thënë se Aleanca ka pretendime të del 20 deputetë plus.

“AAK-ja e është e para në nivel lokal dhe kjo do të kthehet në votë”, tha ai.