Telegrafi

Haradinaj: AAK ishte forcë shtytëse për Ushtrinë, Trepçën, pavarësimin energjetik, e ndaljen e një dialogu të gabuar

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në emisionin Debat në Radio Televizionin e Kosovës, ka treguar arsyen për ky subjekt politik zgjodhi sloganin Forca e Kosovës, për zgjedhjet e 14 shkurtit.

“Në përgatitje e sipër ne kemi dashur të identifikojmë vetën me atë që jemi në të vërtetë. Kandidatura ime është reale për president, por njëkohësisht edhe roli i Aleancës në moment kyçe për Kosovën ka qenë i një force”, ka thënë në këtë emision kryetari i AAK-së.

Aleanca, sipas Ramush Haradinajt, ishte forcë shtytëse për ushtrinë, Trepçën, pavarësimin energjetik, ndaljen e një dialogu të gabuar dhe kësisoj rezultoi Forca e Kosovës për proceset që vijnë.