Telegrafi

Haradinaj: Më 9 shkurt Kosova do ta bëjë ndryshimin e madh, paga mesatare 1 mijë euro

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me partnerët e Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët dhe E-30, në një konferencë për media pas shpalljes së zgjedhjeve të përgjithshme, tha se më 9 shkurt të vitit 2025, Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, ku sipas tij do t’i kthehet normaliteti vendit.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj theksoi se nuk do të lejojnë asnjë qeveri me i rëndua raportet e Kosovës me aleatët edhe rrugën e vendit Euro-Atlantike.

“Nuk lejojmë askënd që ta kthejë prapa Kosovën e ta ndal zhvillimin e vendit sikurse po bën Qeveria Kurti”.

“Më 9 shkurt në vitin që vjen Kosova ka me bërë ndryshimin e madh, do t’i kthehet normaliteti në vend dhe do të dëshmojë që së pari qytetarët e Kosovës nuk janë popull analfabet ashtu siç I ka cilësuar kjo qeveri, sepse qytetarët e Kosovës nuk harrojnë dhe nuk mashtrohen. Ne populli i Kosovës jemi popull mirënjohës ndaj Amerikës dhe aleatëve të NATO-s, dhe se nuk e lejojmë asnjë qeveri që me I rëndua raportet tona me aleatët edhe rrugën tonë Euro-Atlantike… Nuk lejon që ta kthejë prapa Kosovën e ta ndal zhvillimin e vendit dhe se nuk lejn askënd sikurse po bën Qeveria Kurti që të krijojë kriza artificiale me qëllimin e vetëm që të mbes në pushtet, pavarësisht çmimit për Kosovën. Sikurse e dini që Kosova është nën sanksione dhe e izoluar”, tha ai.

Haradinaj ka shtuar se AAK me partnerët e vetë në kolaicion janë bërë bashkë të përballen me këtë qeveri, siç tha ai që ka shkelur mbi çdo vlerë kombëtare.

Më tej ai premtoi se si koalicion do t’ia kthejnë Kosovës zhvillimin, rrisin pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat. Ai premtoi se në qeverisjen e tij nuk do të ketë pagë mestare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro.

E deri në fund të mandatit 2028, ai tha se paga minimale do të jetë 1000 euro.

“AAK me partnerët e vetë në koalicion janë bërë bashkë të përballën me këtë qeveri që ka shkelur mbi çdo vlerë dhe që ka fyer e nënçmuar besa edhe shpifur për vlerat kombëtare, që ka tradhtuar besimin e qytetarit, të varfrit, dhe diasporën. Jemi bashkuar për t’ia kthyer Kosovës zhvillimin, për t’i rritë pagat, pensionet e shtesat dhe për t’i ulur taksat, të cilat rëndojnë mbi qytetarët e Kosovës. Që nga ditët e para të qeverisjes sonë nuk do të ketë pagë mesatare nën 1 mijë euro, dhe s’do të ketë asnjë pagë nën 500 euro. E deri në fund të mandatit 2028, paga minimale do të jetë 1000 euro”, tha ai.

Ai ka kritikuar Qeverinë Kurti se nuk ka rritur pagat pwr njw mandat qeverisës.

Haradinaj ka thënë po ashtu se ky koalicion tashmë e ka draftin e saj të programit qeverisës e madje edhe një strategji për siç tha ai “fushtatat linçuese të Kurtit dhe ushtrisë së tij të internetit”.

Po ashtu ai foli edhe për përgatitjet e listës për kandidatët për deputet të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet që do të mbahen më 9 shkurt.