Site icon Telegrafi

Haradinaj: Armikut me ia bo atë që ia ka bo kroati

E plotësuar: Edhe njëherë u ndjeva si pa shtet, sepse institucionet e Kosovës nuk ishin në nivelin e duhur, ka thënë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas lirimit të tij nga gjykata e Colmarit në Francë.

“Me 24 mars 1998, Daçiqi (Ivica), baba i tyre Millosheviqi (Sllobodan) e makina e tyre vrastare na kanë sulmuar familjen në Gllogjan, kanë provuar me na vra të gjithëve. Vuçiqi (Aleksandar), Daçiqi, e Milloshi janë kriminelë që kanë bo krime në Kosovë. Për këtë kam thënë se është shpallje lufte dhe se ua bojmë ma zi se ne atë kohë. Nëse dikush në Evropë ka harru, nëse Franca ka harru, janë disa që se harrojnë përjetë se për këtë liri kemi dhënë njerëz, jemi flijua dhe e dimë për çka kemi ra. Le ta harrojnë ata ne Beograd që harrojmë. Shqiptarët janë popull i paqes dhe e duan paqen. Duhet me ia bo armikut ashtu si ja ka bo kroati. Jemi populli më i vjetër jo veq në Ballkan, ndër popujt më të vjetër në botë. Duhet ta dimë se më nuk mund të marrin prej shqiptarëve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

——————————–

Haradinaj: Më 24 mars 1998 Serbia ma sulmoi familjen, më 24 mars 1999 ranë bombat tek ta, e sot e ka Gjini ditëlindjen (Foto)

E kam thënë që kërkesa për ekstradim është kërkesë për luftë e nuk jam tallur me këtë, ka thënë kreu i AAK-së, në Aeroportin e Prishtinës.

“Me 24 mars 1998 ata më sulmuan në shtëpinë time ku kishte fëmijë. Me 24 mars 1999 rastisi t’ua kthejmë me bomba në shtëpitë e tyre. Kështu ndodhë në jetë”, ka thënë ai. “Shqiptarët jo që janë trima apo të zotë, po jemi në të drejtën tonë e kësaj të drejte do t’i qëndrojmë besnikë. Duhet t’ua tregojmë vendin edhe tanëve që nënshtrohen. Nëse duam të jem të sinqertë me veten, ta shohim shembullin e Kroacisë. Sot Gjini, djali im e ka ditëlindjen”. /Telegrafi/

Exit mobile version