Telegrafi

Haradinaj: 22 vjet më parë, protesta masive e studentëve dhe profesorëve bëri kthesë të madhe në historinë tonë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar Lëvizjen Studentore të vitit 1997.

Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se protesta masive e studentëve të vitit 1997 ka bërë një kthesë të madhe në historinë tonë, transmeton Telegrafi.

“Sot, 22 vjet më parë, protesta masive e rinisë studentore dhe profesorëve universitarë bëri një kthesë të madhe në historinë tonë. Guximi i kësaj rinie që më 1 Tetor ta ngrisin zërin dhe t’i thonë jo padrejtësive të regjimit serb si paralajmërim edhe i luftës për liri e pavarësi, duhet të jetë frymëzim për gjeneratat e reja” ka shkruar ai.

Haradinaj po ashtu ka uruar profesorët dhe studentët për fillimin e vitit të ri akademik.

“Po sot, të gjithë studentëve dhe profesorëve, urime për fillimin e vitit të ri akademik. Iu priftë e mbara”, përfundon shkrimi i Haradinajt. /Telegrafi/