Telegrafi

Haradinaj: Platforma për dialogun shumë shpejt mund të vie në Kuvend për votim

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se shumë shpejt platforma për dialogun me Serbinë mund të sillet për votim në Kuvend.

“Platformën për dialog mund të ndodhë ta kemi së shpejti për votim në parlament. Mund të ndodhë që do të ftoj një seancë të jashtëzakonshme për platformën, mirëpo për këtë jemi në konsultime me spektrin politik dhe kryeparlamentarin Veseli”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka bërë të ditur se për nesër kanë ftuar një seancë solemne në orën 15:30 lidhur me Epopenë e UÇK-së dhe familjen Jashari. /Telegrafi/