Site icon Telegrafi

Haradinaj e quajti ”sekser”, Zyba i përgjigjet: Deklarata e tij e dëmshme dhe e pavërtetë

Deputeti i Vetëvendosjes, Sali Zyba i është përgjigjur deklaratave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, i cili e quajti atë “sekser të votave për Presidenten’’.

I njëjti ka mohuar pretendimet që Haradinaj ka dhënë, duke i cilësuar këto deklarata të dëmshme dhe të pavërteta.

”Përkundër këtij deklarimi përveç të pavërtetë dhe të pasaktë, njëherit të dëmshëm dhe i rrezikshëm, Ramush Haradinaj gëzon respektin tim për të kaluarën shumë të largët”, tha Zyba për Klan Kosova.

”Por, fakti që ai ka përmend diçka mua më shqetëson nëse Ramush Haradinaj nuk i deponon dhe nuk është i gatshëm për çkado që ka dyshime, të dhëna që ka shqetësime për situatën që ka qenë lidhur me të apo subjektin e tij”.

”Unë i mohoj të gjitha ato të dhëna të tij. Ato kanë qenë deklarime, por të gjitha kanë qenë të pavlera dhe të pasakta”.

”Deklarata e tij është publike. E ndjej për obligim me lut dhe i kërku Haradinajt, ndërsa organet përgjegjëse janë për t’i kërku format tjera, për deklaratën e tij dhe çfarëdo të dhëne që ka ai”, tha Zyba.

Exit mobile version