Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë mbledhjes së Qeverisë ka komentuar ndërtimin e shtëpive të reja në fshatin Hade të Obiliqit.
Haradinaj ka qenë i qartë duke thënë se këto shtëpi duhet të rrëzohen.
“Duhet të rrëzohen këto shtëpi sepse e dinë që nuk mund të ndërtojnë në zonat e parapara për hapje të minierës”, tha shefi i Qeverisë në mbledhjen e kabinetit të tij, raporton Kallxo.com.
“Mos të ndërtohen sepse nuk do të kompensohen. Po ashtu, ata do t’i paguajnë edhe shpenzimet për rrënimin e shtëpive të tyre”, tha kryeministri.