Site icon Telegrafi

“Haraçi”: Boki 13 na kërkoi dy milionë euro (Video)

Në seancën e sotme të procesit gjyqësor “Haraçi” u dëgjuan dëshmitë e dy afaristëve dhe një avokati, shkruan TV Telma.

Që të dy një pjesë të dëshmisë e dhanë për atë se janë të dyshuar me patëdrejtë në lëndën “Banka Postare” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesën tjetër të dëshmisë e dhanë për aspektin e Boki 13, e më pak për Katica Janevën.

Tome Gllavçev dëshmoi se me Bojan Jovanovskin njihen sepes firma e tij e faneleve “Noel” është reklamuar te 1TV, për të cilat ka paguar 100 mijë euro, kurse me Janevën është qortuar.

Nga ana tjetër, Zoranço Mitrovski dhe kumbari i tij, avokati Sashko Boshkov dëshmuan se Boki 13 ka kërkuar dy milionë euro, duke mos saktësuar nëse në këmbim, Mitrovski do të ketë rol në lëndën “Banka Postare”.

“Haraçi” vazhdon të premten me dëshmitarë tjerë./Telegrafi/

Exit mobile version