Telegrafi

Harabelat që i kapte në park, i mbyllte në qese najloni derisa ende i përplasnin krahët (Video)

Pushuesja e një parku në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara, i ka habitur të pranishmit me veprimin e saj të pazakontë.

Pasi t’ju ketë hedhur ushqim harabelave, ajo i kapte me shumë shkathtësi dhe i mbyllte në qese najloni, teksa ata ende ishin duke i përplasur krahët, transmeton Telegrafi.

Videoja që mund ta shihni më poshtë, e tregon vetëm një prej rasteve, që ajo i ka përsëritur disa herë.

Nuk bëhet i ditur identiteti saj, apo motivi se për çfarë nevoje i zinte dhe i mbyllte në këtë formë, që mund edhe t’i ngulfaste. /Telegrafi/