Rrjeti i restauranteve Be Happy i cili është brend më i ri i Petrol Company, të shtunën për nderë të muajit të shenjtë të Ramazanit ka përgatitur iftar për 80 rezidentët në shtëpinë e pleqve në Prishtinë.
Iftari u është përgatitur nga profesionit të kulinarisë në Be Happy Restaurant dhe u është dërguar me menu të plotë të shoqëruar me pije të ndryshme.
Falënderime të shumta ka pasur drejtuar përgjegjësve të Restaurantit Be Happy si dhe lutje të shumta drejtuar familjes Jusaj, që trokiti në derën e tyre pikërisht në këtë ditë Ramazani.
Ky gjest human u pritë shumë mirë nga stafi i Shtëpisë së Pleqve kurse Be Happy Restaurant publikisht tenderon stafin në shtëpinë e pleqve në Prishtinë për pritjen që ju është bërë dhe për trajtimin dinjitoz që ju bëjnë banoreve të kësaj shtëpie. /Telegrafi/