Seriali Schengen Visa me episodin që sapo u lansua, i titulluar “Happy End”, përmbylli sezonin e tretë. Një sezonë shumë qesharake dhe interesante për të gjithë ata që përcjellin këtë serial.
Kliko këtu për të shikuar episodin.
Edhe pse në kushte të vështira nga pandemia, ekipi realizues i serialit Schengen Visa ka gjetur mënyrën për të vazhduar serialin, sezoni i të cilit u përmbyll sot me lansimin e episodit të 58 në gjirafaVideo.
Episodi “Happy End” i gjen ekipin e Xhejmsit të bashkuar në ambasadë, pas daljes nga karantina.
Xhejmsi i mbledhë anëtarët e ambasadës dhe i njofton se rrogat i ka bërë gati, për tërë ata muaj që kishin punuar pa pagesë. Nëntori, si gjithmonë, gjen mënyrën e tij ta irritojë Xhejmsin, i cili e detyron të largohet në shpajz.
Ndërkohë, Basria dhe Nora kanë një lajm të mirë. Ata tregojnë se do të martohen gjatë verës, gjë që i bën të lumtur të gjithë. Basria gjithashtu tregon që nëna e Nëntori është shtatzënë dhe Nëntori do të bëhet vëlla, gjë që atij nuk i pëlqen aspak.
Xhejmsi tregon se ka gjetur dashuri jashtë vendit dhe për arsye se ambasadat nuk po punojnë, ai ka vendosur që gjatë verës ta mbyllë ambasadën dhe t’u japë pushim punëtorëve.
Ai kërkon që ta organizojnë një festë të fundit së bashku, që të kalojnë një natë të fundit së bashku, para se të mbyllet ambasada.
Episodi dhe sezoni përmbyllen me ahengun e organizuar nga Xhejmsi, ku shohim Basrinë dhe Nëntorin në skarë, e të tjerët të ulur në tavolinë, duke kaluar kohë të mirë me njëri tjetrin.
Episodin e fundit të këtij sezoni të Schengen Visa të titulluar “Happy End” mund ta shikoni duke klikuar këtu.