Hapoel Beer Sheva ka kaluar në epërsi ndaj Interit.
Skuadra izraelite ka gjetur golin e parë në takimin e vlefshëm të Ligës së Evropës.
Ishte mbrojtësi Miguel Vitor, i cili shënoi një gol nga afërsia pas një skeme të përgatitur.
Goli erdhi në minutën e 54-të pas asistimit të Lucio Maranhao. /Telegrafi/