Telegrafi

Hapje e madhe e sezonit dimëror e Transit Club në një datë speciale për shqiptarët

“Transit Club” për hapjen e madhe të sezonit dimëror ka organizuar një event në një datë speciale.

Hapja e sezonit do të bëhet me datën 28 nëntor, datë në të cilën kremtohet festa e flamurit.

Përveç organizimit të detajuar të hapjes së sezonit dimëror, “Transit Club” për kënaqësinë e vizitorëve, dhe për të krijuar një atmosferë të këndshme për ta, është përzgjedhur muzikë ‘live’ dhe do të interpretojë një prej këngëtarëve më të mirë vendorë.

Labinot Tahiri – Labi është këngëtari që do të argëtojë publikun në mbrëmjen e 28 nëntorit.

Dyert e “Transit Club” do të hapën në orën 21:00, ndërsa pritet të mbizotërojë atmosferë fantastike në kremtimin e festës së flamurit.

“Transit Club” e ka vërtetuar edhe gjatë verës se është një ndër klubet më argëtuese me hapësirat më komode për të kaluar një natë plot argëtim.