AZTECH erdhi edhe me një pikë tjetër të shitjes në qytetin e mikpritjes në Malishevë, në rrugën “Rilindja Kombëtare” ( afër Urës).
Hapja e dyqanit ndodhi sot, datë 7 Shtator, në orën 11:00. Kjo pikë e shitjes ka punësuar rreth 5 punëtorë me ekspertizë në shitje dhe shërbimin ndaj klientëve. AZTECH ka për qëllim punësimin e qytetarëve të Kosovës duke mos diskriminuar mbi gjininë apo etnicitetin e individëve.
Një dyqan i tillë i specializuar i elektronikës ka qenë mungesë në qytetin e Malishevës. Ky dyqan me 300 m² përfshinë gamë të gjerë të produkteve në mënyrë që të plotësohet kërkesa e konsumatorëve në qytetin e Malishevës.
Me rastin e hapjës së pikës së re në Malishevë, AZTECH Electronics ka sjellë zbritje të mëdha, ku vërehët një interesim i madh i njerëzve për të blerë paisje elektro-shtëpiake, sidomos ato në zbritje, kështu duke përfituar çmimin më të mirë në treg.
Kështu që nëse keni nevojë për ndonjë artikull shtëpiak, e dini se ku mund ta gjeni.
Vizitoni dyqanet e AZTECH dhe përfitoni nga ofertat e llojllojshme dhe mundësitë e pagesës me këste, pa interes.