Site icon Telegrafi

Hapja sensacionale e dyerve automatike

Ky zotëri në videon e publikuar në Youtube, me siguri ka ardhur prej ndonjë vendi të largët pasi nuk gjeti zgjidhjen më të mirë për dyert lëvizëse. Edhe pse nuk e dimë vendin e saktë të lokalit, videoja është incizuar në Pakistan dhe atë në një vend publik, ndoshta në ndonjë qendër tregtare, ndonjë institut ose institucion shtetëror.

Sido që të jetë njëri prej vizitorëve, për të cilin nuk dihet se si është futur brenda, kamera e incizoi duke dalë jashtë. Për të dyert automatike dolën të ishin një sfidë e vërtetë për t’u kaluar, kështu ai ndalet para dyerve, duke vrarë mendjen si të kalojë derën e xhamit e cila po ia zinte rrugën.

Pasi asgjë nuk i ra në mend, Pakistanezi i hutuar vendosi të shfrytëzojë kokën e vet për ta thyer derën e xhamit, pasi më nuk po i shërbente për gjë tjetër. /Telegrafi/
 

Exit mobile version