Më 25 maj do të hapet lokali Vox në Vushtrri, në një mbrëmje të veçantë ku do të performojë Getoar Selimi dhe Agon Amiga.
Dyshja e Babastars do të performojnë në lokalin më të ri në Vushtrri që krahas shërbimit ditor për klientët, do të ketë jetën e natës në ambientin fantastik, ku do të performojnë yjet e mëdha të muzikës shqiptare.
Kështu, hapja e Vox në Vushtrri do të bëhet më 25 maj në një mbrëmje shumë speciale.
Pos hapjes solemne të Vox, më 25 maj fillon edhe turneu veror i Getoar Selimit, i cili natyrisht se do të jetë i stërngarkuar dhe jo rastësisht ai e ka zgjedhur Vox pub për të bërë një gjë të tillë.
Vox pub gjendet në qendër të Vushtrrisë dhe pritet të jetë ambienti më atraktiv për të rinjt në vend. /Telegrafi/