Site icon Telegrafi

Hapja e Tunelit të Llogarasë, nga viti i ardhshëm me pagesë që do të kushtojë rreth 5 euro

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku një ditë para hapjes së Tunelit të Llogarasë tregoi detaje të reja se si do të funksionojë.

Balluku gjithashtu zbuloi se këtë vit tuneli do të jetë pa pagesë, por vitet e ardhme do të jetë i aksesueshëm vetëm përmes pagesës, që do të kushtojë rreth 5 euro.

“Tuneli i Llogarasë do ketë një shpejtësi rreth 80 km në orë, ka edhe kthesa. Tunelët e kanë shumë të vogël limitin mbi shpejtësi. Në tunel është e patolerueshme sepse mund të krijojë aksidente, ndërsa nuk lejohen parakalimet. Tuneli i Llogarasë është një vepër me pagesë, pasi do të ketë një mirëmbajtje me kosto të larta. Përllogaritet diku të 5 euro, por bëhet fjalë për vitin e ardhshëm, jo për këtë vit”, tha ministrja.

Përsa i përket pyetjeve të shumta se sa do të shkurojë rrugën e mëparshme tuneli, Balluku thotë se do të shkurtohet rreth 30 minuta, nga 45 që bëhej më parë, nga rruga e vjetë e Llogarasë, rrugë e cila siç thotë ministrja nuk do të braktiset për shkak të bukurive që ofron.

“Kemi bërë koordinimet me kolegun Balla për patrullimin e tunelit, është në të dyja portalet kemi dy qendra të monitorimit të trafikut, të digjitalizuara. Nëse dikur bëhej rreth dy orë e gjysëm nga Tirana, është shkurtuar më shumë se 45 minuta. Nëse i referohemi vetëm Llogarasë, që ka qenë e përshkreshme për 45 minuta, është shkurtuar më shumë se 30-35 minuta.

Të gjitha maloret dhe vështirësi që kishte si rrugë, kishte edhe një konsum të lartë automjeti. Është e padiskutueshme siguria që kemi këtu me atë në Llogara, edhe pse atje e kemi mirëmbajtur. Do të mbetet një rrugë e bukur panoramike dhe mendoj që nuk do abandonohet. Llogaraja është e bukur dhe një zonë ku familjarët pushojnë dhe turistë që duan ta shohin”, tregon zv.kryeministrja në tch.

Exit mobile version