Site icon Telegrafi

Hapja e tregut rrit për 20 për qind tarifat e rrymës

Hapja e tregut të energjisë do të shkaktojë rritjen e tarifave të energjisë elektrike për sektorin e amvisërisë, shkruan sot Koha Ditore.

Tarifat e energjisë elektrike për amvisëritë mund të rriten deri në 20 për qind, për shkak të nevojës për t’i eliminuar ndërsubvencionet në mes të kategorive të ndryshme të konsumatorëve. E eliminimi i ndërsubvencioneve ka qenë obligim që Kosova ka marrë me nënshkrimin e Traktatit të Energjisë, ndërsa është bërë i domosdoshëm pas hyrjes së furnizuesve të rinj me energji elektrike.

Institucionet e Kosovës kanë marrë obligime me marrëveshjen me Serbinë që ta regjistrojnë dhe licencojnë kompaninë në pronësi të Qeverisë së Serbisë “Elektrosever” si furnizues me energji elektrike për tërë territorin e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version