Site icon Telegrafi

Hapja e specializimeve rrezikon ta lë Kamenicën pa mjekë në kohë pandemie

Ofrimi i mundësive për të vazhduar specializimet në mjekësi për Komunën e Kamenicës po del të jetë problematike.

Kryetari Qëndron Kastrati thotë për RTV Dukagjinin se pas hapjes së specializimeve shumë mjekë në Kamenicë që janë të ri në moshë duan të vazhdojnë specializimet e që sipas tij do të lënë keq shërbimet shëndetësore në këtë komunë.

“Bëjmë thirrje te Ministria e Shëndetësisë që këtyre mjekëve të rinj t’iu mundësohet më vonë specializimi pasi në të kundërtën do të detyrohemi të zvogëlojmë orarin e shërbimeve shëndetësore”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kastrati ka thënë se në Kamenicë momentalisht gjendja është e përballueshme sa i përket coronavirusit por që sipas tij gjendja pritet të ndryshojë për të keq.

“Nga Kamenica kemi 11 të hospitalizuar në spitalin e Gjilanit dhe atë të Prishtinës. Njëri nga ta është në gjendje pak më të rëndë shëndetësore”, deklaroi më tej Kastrati./Telegrafi/

Exit mobile version