Poezi nga: Miriam Neiger-Fleischmann
Përktheu: Fadil Bajraj
Një kor qensh
duke lehur në unison
hapi sezonin.
Në një rajon
të peizazheve me tym
doja të isha me ty.
Derisa jam këtu
kam halucinacione
peizazhesh
Forma jote është e kristalizuar
me të vërtetë nga valët
në pjesën e përparme të trurit tim.
Një flakë e kaltër që po sumbullon
nga gishtat e tu ngrohu
patatet
që po i mbaja
për netët e ftohta të dimrit
ndërsa mendimet
grafullojnë nga fletorja ime
si llavë vullkanike
nga autostrada e zezë e fortë.