Telegrafi

Hapja e dyerve të rrëshqitshme në minibus, krijoi një fjalë të turpshme (Foto)

Të pranishmit në një parking në Bristol të Anglisë, kanë mbetur të habitur me atë që mund të lexohej në një minibus.

Lëvizja e derës së rrëshqitshme, ka bërë që të mbulohen disa shkronja dhe aty të formësohet fjala ‘anus’ dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.

Fjala e turpshme në mes

“Shoqata e Anus Churchill”, do nënkuptonte në shqip kjo ngatërresë, që sipas të gjitha gjasave është bërë pa ndonjë qëllim.

Minibusi është pronë e një organizate, që ndihmon transportimin e banorëve të varfër të periferive, që kanë nevojë të kryejnë obligime në qendrat urbane. /Telegrafi/