Site icon Telegrafi

Hapja e drejtë e shampanjës

Shampanja shpesh di të bëjë kaos në banesë apo edhe ta lëndojë dikë nga mysafirët nëse e hapni në mënyrë të parregullt

Kur ta ftohni pak në frigorifer, hiqeni folien mbrojtëse nga tapa, tërhiqeni dhe zhdridheni shiritin dhe rrotullojeni disa herë vidën, vendosni gishtin e madh në majë të tapës, ndërsa gishtat e tjerë mbani afër majës së fytit të shishes, transmeton Telegrafi.

Me dorën tjetër silleni vidën në mënyrë që të lironi tapën nga “kafazi”.

Lehtë rrotullojeni tapën. Shushurima e flluskave janë shenjë që shishja është hapur.

Gotën mbështeteni në tavolinë, lakojeni nën këndin prej 45 gradësh dhe filloni të qitni shampanjë.

Nëse do të qëndronte vertikalisht do të krijoheshin më shumë flluska.

Nëse dëshironi që tapa shpejt të fluturojë nga shishja, lejoni vetes kënaqësi në ambient të hapur. /Telegrafi/ 

Exit mobile version