Site icon Telegrafi

Hapin revolucionar për të parandaluar përhapjen e COVID-19, mund ta shihni nga 1 qershori

Virusi COVID-19 ka ndryshuar jetët e njerëzve anë e mbanë botës, ajo na ka detyruar të gjithëve të kujdesemi për pastërtinë tone si asnjëherë më pare. Shumë industri në të gjithë botën janë detyruar të marrin masa të pa para për t’u përshtatur me stilin e ri të punës.

Urban Taxi me seli në Prishtinë nga 1 qershori do të filloi punën dhe është kompania e parë kosovare që ndërmori një hap revolucionar për të luftuar përhapjen e virusit COVID-19.

Ata dizajnuan një mburojë innovative që ndan kabinën e taksit në mes për të parandaluar çdo kontakt në mes të vozitësit dhe pasagjerëve.

Përveç mburojës innovative Urban Taxi i ka trajnuar dhe pajisur të gjithë vozitësit e tyre me dorëza dhe maska. Të gjitha veturat i kanë dezinfektuar dhe përgatitur për të nisur punën më 1 qershor.

Që nga viti 2013 si kompani lidere në fushën e radio taksive në Prishtinë, qysh në vitin 2015 ishte prapë i pari me inovacionin “Free Call”, mënyrë e porositjes së shërbimit duke thirrur pa pagesë në numrin 0800 15 15 1.

Po ashtu edhe sot ata mendojnë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve me shërbimet që i ofrojnë duke shtuar mundësinë e porositjes së taksit përmes aplikacionit mobil “Urban Taxi” ku mund ta shkarkoni në App Store (https://apps.apple.com/tt/app/urban-taxi-prishtina/id1502542494?ign-mpt=uo%3D2), po ashtu edhe në Google Play Store (https://play.google.com/store/apps/details?id=com.netinformatika.urbanitaxipristina&hl=en_US)

Me vetura të vitit 2020 Skoda Karoq dhe Hyundai Tucson – Urban Taxi përveç rehatisë dhe sigurisë ata dhurojnë vozitje të qetë pa zhurmën e “Motorollave” klasike që gjendeshin më pare për të komunikuar.

Exit mobile version