Telegrafi

Hapi i radhës nga Volkswagen, do të shuajë më shumë se 40 modele

Grupi i njohur i automobilave, Volkswagen, planifikon të shuajë 40 modele, nga gama e saj.

Sipas gazetës gjermane, Handelsblatt, numri do të jetë më i madh se 40 modele, por siç raporton AutomotiveNews numri i modeleve që do të shuhen përfundimisht nuk është caktuar akoma.

Një nga automobilat që do të shuhen si brend pritet të jetë edhe Beetle. Siç raportohej në muajin prill, VW do të ndalë prodhimin e mëtejshëm të automobilit deri në vitin 2018.

Me kursimin që do të bëjë me largimin e automobilave, Volkswagen do të kursejë 1.9 miliard euro që do t’i shfrytëzojë për t’u përballur me skandalin “Dieselgate”, për emetimin e gazrave.

Automobilat që do të shuhen do të zëvendësohen me modele të reja elektrike, thuhet në njoftim.