Një ushtar i marinës amerikane ishte i bindur se e dashura e tij po takohej me dikë tjetër derisa ai ishte në një trajnim, dhe kështu një ditë vendosi ta testojë besnikërinë e saj.
Daniel Herdkotz kishte hapur një profil të rremë në Facebook, dhe kështu filloi t’i dërgojë mesazhe të dashurës duke menduar se ajo do t’i injorojë dhe do t’i qëndrojë besnike, transmeton Telegrafi.
Por, për fat të keq për Danielin, ajo ia ktheu mesazhet dhe kështu filloi të flitroj me burrin misterioz, me të cilin u pajtua të zhvillojë edhe një video bisedë.
Derisa po i telefononte për ta zhvilluar bisedën me video, ai dëgjohet duke thënë: “E dashura ka vendosur të bëjë gjëra tjera prapa shpinës time, dhe të bisedojë me meshkuj tjerë derisa isha në misione”.
Por në momentin që ajo e sheh që në ekranin e telefonit të saj shfaqet i dashuri, mbetet e shokuar.
“Mendoje se dikush tjetër do të shfaqet apo jo?”, dëgjohet ushtaraku duke i thënë të dashurës e cila menjëherë e mbyll telefonin. /Telegrafi/