Nathan Crossley që e hapi një gropë në një plazh të Lincolnshire të Anglisë, në mënyrë që të laujnë në të fëmijët e tij, u detyrua ta mbyllte për shkaqe të sigurisë.
Mirëmbajtësit e ndaluan 43-vjeçarin, teksa po e thellonte edhe më shumë gropën prej dy metrash, transmeton Telegrafi.
Pasi plazhi pastrohej për çdo ditë me traktor, kishte frikë se mund të binte dhe të dëmtohej në të. Në anën tjetër, plazhi vizitohet edhe gjatë natës dhe ka rrezik se mund të bie ndonjë njeri.
“Më mjaftoi që fëmijët e bënë një fotografi brenda gropës, të cilën nuk do e lija të hapur”, ka thënë Crossley. /Telegrafi/
https://youtu.be/wTNtXXHd6HE