Telegrafi

Hapi i parë pas 10 dhjetorit, shpallja e pavarësisë

EU-ja po ashtu është e prerë në qëndrimin se, çfarëdo marrëveshje që nënkupton më pak se pavarësi dhe lidhje strukturore më Serbinë, do të jetë e papranueshme.

"10 dhjetori do të vijë dhe pas kësaj date do të ketë vendime të duhura për hapin e parë që duhet bërë, siç është shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe kërkesa zyrtare për njohjen e saj", ka thënë zëdhënësi i ekipit të Unitetit, Skënder Hyseni. Megjithatë, Hyseni ka bërë të ditur se, Kosova është e përkushtuar që çdo veprim të saj ta koordinojë ngushtë më faktorët kyç ndërkombëtarë dhe faktorët kyç përkrahës të pavarësisë së Kosovës pas rekomandimeve të Ahtisaarit.

"Nuk mund të ketë zvarritje pas 10 dhjetorit. Ekipi i Unitetit e ka bërë të qartë se deri më 10 dhjetor do të bashkëpunojë dhe do të jetë shumë konstruktiv, ku pas kësaj date institucionet e vendit do të marrin vendimet e duhura", ka thënë Hyseni.