Site icon Telegrafi

Hapi hotel për pula, biznesi po i lulëzon

David Roberts filloi biznesin me hotelet për pula dhe thotë se punë po i ecën mbarë. Kafshët i ruan në fermën e tij afër Helstonit, ndërsa kërkesa për shërbimet e tij sa po vjen e rritet.

“Në fillim kur nisëm me këtë punë, të gjithë mendonin se po mahiteshim. Por tash kemi gjithnjë e më shuam rezervime, sidomos gjatë festave të fundvitit. Shpresojmë se edhe Pashkët do të jenë të suksesshme si edhe Krishtlindjet”, thotë pronari i hotelit në të cilin pronarët i lënë kafshët kur shkojnë në pushime. Afër pronës së tij gjendet edhe një hotel luksoz për mace. /Telegrafi/

Exit mobile version