Telegrafi

Mbyllet votimi në gjysmë-finalen e dytë të “Eurovision 2019”, Shqipëria pret me ankth rezultatin

Ka përfunduar prezantimi i 18 shteteve në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019”.

Festivali i cili këtë vit mbahet në Tel Aviv të Izraelit ka sjell performanca të jashtëzakonshme nga 18 shtete, nga të cilat në finale do të shkojnë vetëm 10 prej tyre.

Shqipëria u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi, e cila bëri një interpretim perfekt të këngës “Ktheju Tokës”, të cilën e ka kënduar në gjuhën amtare.

Jonida Maliqi shkëlqu me performancën e saj në natën e dytë gjysmëfinale të “Eurovision 2019” (Foto: Eurovision Kosov/Facebook)

Në fund të performancave, është hapur edhe votimi për të gjitha shtetet pjesëmarrëse, i cili zgjati vetëm 15 minuta.

Shqiptarët nga diaspora kanë mundësinë të votojnë për artisten shqiptare, dhe këtë mund ta bëjnë deri në 20 herë, sipas rregullave të votimit në “Eurovision”.

Jonida mbante kodin “14”, përmes së cilit shqiptarët nga diaspora patën mundësi ta votojnë.

Në vazhdim ju prezantojmë me një video nga performanca e saj e zjarrtë në skenën e Tel Avivit, në Izrael. /Telegrafi/