Kanë përfunduar me sukses performancat e 26 shteteve në natën finale të ‘Eurovision 2018’.
Shqipëria, e përfaqësuar këtë vit nga Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u prezantua dinjitetshëm nga rokeri shqiptar.
Eugenti këndoi i dymbëdhjeti me radhë, dhe kodi i tij është ’12’ për të gjithë ata që duan ta votojnë.
Votimi sapo është hapur dhe janë vetëm 15 minuta në dispozicion nga shqiptarët e diasporës për të votuar për këngën shqiptare.
Në konkurrim janë edhe dy shqiptarë të tjerë: Eleni Foureira që përfaqëson Qipron dhe mban kodin ’25’, dhe Ermal Meta që së bashku me Fabrizio Moron përfaqësojnë Italinë dhe kanë kodin ’26’.
Votimi ndahet në dy pjesë: gjysmë vlerësohet nga publiku dhe gjysma tjetër nga juria profesionale.
Kritikët e muzikës e kanë vlerësuar lartë interpretimin e këngëtarit shqiptar në “Eurovision’, çka me pak ndihmë nga votat e publikut, kënga shqiptare mund të pozicionohet goxha mirë në listën përfundimtare.
Më poshtë gjeni numrat përkatës të secilit shtet, dhe mënyrën se si të votoni për këngën “Mall”. /Telegrafi/