Site icon Telegrafi

Hapet votimi në “Eurovision 2018”: Vetëm 15 minuta për të votuar dy shqiptarët Eugent Bushpepa dhe Eleni Foureira

Ka përfunduar konkurrimi i 19 shteteve në natën e parë gjysmëfinale të festivalit “Eurovision 2018”.

Shqipëria përfaqësohet nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”.

Lexo po ashtu Ekskluzive, flet Eugent Bushpepa pas performancës në "Eurovision": Zemra mal me flamujt shqiptarë përreth

Ndërsa, në konkurrim është edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Eleni Foureira, e cila në këtë garë përfaqëson Qipron me këngën “Fuego”.

Lexo po ashtu E suksesshme edhe Eleni Foureira, Qipro përfaqësohet dinjitetshëm nga këngëtarja shqiptare

Për të votuar Shqipërinë që të kualifikohet në natën finale, mund të votoni kodin “03”, në numrin përkatës së shtetit në të cilin ndodheni.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth 'Eurovisionit'

Ndërsa Eleni, ose shteti i Qipros përkatësisht mban kodin 19, pasi ishte e fundit në radhë nga shtetet garuese.

Votimi është i hapur për vetëm 15 minuta. /Telegrafi/

Exit mobile version