Në Rotterdam të Holandës po mbahet nata e dytë gjysmëfinale e Eurovision 2021.
Në skenën e madhe të “Ahoy Arena” janë ngjitur plot 17 artistë nga 17 shtete të ndryshme, në mesin e tyre dy këngëtarë shqiptarë.
Bëhet fjalë për Anxhela Peristerin, e cila përfaqësoi Shqipërinë me këngën “Karma” dhe Gjon Muharremajn i njohur si Gjon’s Tears, që përfaqësoi Zvicrën me këngën “Tout L’Univers”.
Të dy artistët dhuruan nga një performancë të shkëlqyer gjatë interpretimit live, gjersa në përfundim të krejt performancave u hap votimi i cili zgjati 15 minuta.
Shtetet pjesëmarrëse të natës së sotme dhe gjashtë shtete finaliste (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Italia, Spanja dhe Holanda), patën të drejtë vote, dhe në fund të mbrëmjes pritet të kalkulohet rezultati, i cili do të nxjerrë 10 shtete finaliste nga nata e dytë.
Në fund rezultati kalkulohet 50/50 nga votat e jurisë profesionale dhe të publikut, gjersa vetëm 10 shtete nga 17 do të fitojnë të drejtën për t’u paraqitur në mbrëmjen finale të së shtunës. /Telegrafi/