Kalimi kufitar Bogorodicë, i cili u mbyll pas shpërthimit të një zjarri në këtë zonë, është rihapur për trafik.
Zjarri që shpërtheu në zonën kufitare midis kalimit kufitar Milci dhe Bogorodicë u lokalizua dhe u vu nënkontroll nga zjarrfikësit nga Gjevgjelia dhe punonjësit e NK “Komunalec”, të cilët me ndihmën e helikopterëve ushtarakë arritën të zbusin flakët dhe t’i shpëtojnë nga një rrezik më të madh objektet në këtë zonë kufitare.
Për shkak të aktiviteteve të zjarrfikësve, objekti i vendkalimit kufitar “Bogorodicë” ngeli pa energji elektrike dhe kalimi u mbyll përkohësisht për komunikacion për sigurinë e udhëtarëve./Telegrafi/