Site icon Telegrafi

Hapet ura më e gjatë prej xhami (Foto)

Ka përfunduar dhe është inauguruar për mijëra vizitorë këtë fundjavë. Kina ja ka arritur të vendosë një rekord të ri botëror për urën më të lartë e më të gjatë prej xhami.

Ura, që gjendet në provincën qendrore Hunan, lidhet në dy anët e maleve Avatar, atje ku është xhiruar edhe filmi i famshëm hollivudian.

Ajo është 430 metra e gjatë dhe 300 metra e lartë dhe përbëhet nga 99 panele xhami. Projekti, që ka përfunduar zyrtarisht në dhjetor të vitit të shkuar, ka kushtuar 3.4 milionë dollarë.

Sipas zyrtarëve të Rekordeve Guinnes, ura 6 metra e gjerë, dizenjuar nga arkitekti izraelit Haim Dotan, ka vendosur një rekord të ri botëror për nga arkitektura dhe ndërtimi.

Zyrtarët e parkut kombëtar të Henan, kanë bërë të ditur se në urë do të mund të kalojnë maksimumi 8 mijë vizitorë në ditë.





Exit mobile version