Në Tibet është hapur tunelit i ndërtuar në 4,750 metra lartësi mbidetare, që konsiderohet si tuneli i ndërtuar në lartësinë më të madhe në botë.
Tuneli me dy korsi është i gjatë 5.7 kilometra dhe është pjesë e autostradës 400 kilometërshe që lidh kryeqytetin e Tibetit, Lasu me qytetin Niench në juglindje të Vendit, transmeton Telegrafi.
Ndërtimi i këtij tuneli ka filluar në vitin 2015 në malet Mila dhe ka përfunduar punimet të dielën. E në ndërtimin e tij kanë marrë pjesë dymijë punonjës.
Gong Bin, drejtori ekzekutiv i projektit ka deklaruar se fal përdorimit të mjeteve të avancuara kanë arritur ta përfundojnë projektin, ku gjatë punimeve mbretëronin kushte ekstreme atmosferike.
E përveç të ftohtit dhe lartësisë – mungesa e oksigjenit dhe dimrit të ashpër, gjatë ndërtimit punëtorët kanë pasur problem edhe në transportimin e mallrave të ndryshme ndërtimore në lartësi të tilla.
“Kemi punuar më shumë se katër vite, ku kemi jetuar në kushte ekstreme”, ka shtuar drejtori i projektit. /Telegrafi/