Tuneli i Llogorasë u hap për qarkullimin e mjeteve këtë paradite.
Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.
Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat, duke mundësuar që infrastruktura drejt jugut të vendit të shkurtojë distancën në pritje të shifrave rekord nga turizmi gjatë këtij viti.
Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, por jo për ato me tonazh të rëndë. Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milion euro. /Telegrafi/