Site icon Telegrafi

​Hapet thirrja për mbështetjen financiare të Kuzhinave Popullore

Në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sërish thirrjen për mbështetjen financiare të entiteteve që ofrojnë shërbime të Kuzhinave Popullore.

Sipas njoftimit, vlera e mbështetjes për çdo entitet varet nga kapaciteti dhe intensiteti shërbyes i entitetit (maksimum 100 mijë euro për entitet).

“70% e mjeteve nga ky financim duhet të përdoren për blerjen e produkteve bujqësore vendore; 28% e mjeteve duhet të përdoren për blerjen e produkteve mbështetëse; dhe 2% e mjeteve mund të përdoren për shpenzime logjistike në realizimin e projektit. Të drejtë aplikimi kanë organizatat jo-qeveritare dhe entitetet e tjera të cilat zhvillojnë aktivitetin e Kuzhinave Popullore. Aplikimi bëhet përmes email adresës masa3.4@rks-gov.net dhe do të jetë i hapur deri më 18 nëntor 2022. Për informata më të detajuara referohuni shpalljes në vegëzën në vijim: https://mf.rks-gov.net/…/FACA17CB-5894-4D80-8BCA…”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version