Telegrafi

Hapet thirrja për MATURANTË për trajnim dyjavor FALAS në Universitetin e Duisburg-Essen të Gjermanisë

Ftohen të gjithë maturantët e të gjitha shkollave të mesme publike dhe private në Republikën e Kosovës të aplikojnë për trajnimin dyjavor FALAS në Universitetin e Duesburgut-Essenit në Gjermanisë.

Apliko online duke klikuar këtu: https://goo.gl/txuAqE

Katër deri tetë maturantë (varësisht nga cilësia e aplikimeve) do të dërgohen me të gjitha shpenzimet e mbuluara (vizë, udhëtim, akomodim, ushqim) në Universitetin Duisburg-Essen, në trajnim dyjavor në zhvillim të shkathtësive për ndërmarrësi, në kuadër të projektit REBUS financuar nga Programi Erasmus+ i Komisionit Evropian, në të cilin Kolegji Universum është partner.

Kushtet për aplikim:

– Notë 3.7 e më lartë në shkollën e mesme;

– Niveli i Gjuhës Angleze Pre-Intermediate

Data e fundit për aplikim: 13 tetor 2017. Stafi i Kolegjit Universum do të ju telefonojë për intervistë.

Për informata të detajuara për projektin, ju lutem, shkruani e-mail në erasmus@universum-ks.org