Telegrafi

Hapet thirrja për artistë dhe inovatorë në Street Party Prishtina 2022

Edicioni i tretë i Street Party Prishtina, po afrohet andaj ftohen të gjithë artistët që me krjimtaritë e tyre dhe inovatorët me inovacionet e tyre të bëhen pjesë e Street Party Prishtina 2022, si një mundësi për të promovuar krijimtarinë, krijuar kontakta të reja, dhe përjetuar nga atmosfera, duke shfrytëzuar këndin falas gjatë eventit!

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë artistët dhe inovatorët e mediumeve si:
Inovacion;
Pikturë;
Skulpturë;
Dizajn;
Grafikë;
Artizane;
Fotografi;
Etj…

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë Portfolio të punës së mëparshme duke kontaktuar në faqën zyrtare të Street Party Prishtina në Instagram @sreetpartyprishtina_

Afati për aplikim, deri me 6 korrik 2022, 23:59.

Të përzgjedhurit kontaktohen me 8 korrik.

Edicioni i tretë i Street Party Prishtina mbahet me 10 korrik 2022, nga 13:00 – 23:00, në rrugën “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla. Hyrja falas!

Ky event organizohet nga NXT LVL events _entertainment, nën patronatin e Komunës së Prishtinës, dhe përkrahet nga lokalet e Kafeve të Vogla.