Site icon Telegrafi

Hapet thirrja për APLIKIM: Trajnimi HERO aftëson të rinjtë për punësim!

Organizata Jo-Qeveritare TOKA hap thirrjen për aplikim për projektin HERO. Ky program  do të ofrojë kurse FALAS për të rinjtë në Kosovë në fushën e Menaxhimit të Rrjeteve Sociale dhe Programimit të Uebfaqeve.

Programi i trajnimit është plotësisht FALAS për 6 muaj dhe me module që do të zhvillohen në Kosovë dhe rajon! Për dallim nga programet e tjera që i ofrohen të rinjëve, HERO është unik për arsye se ofron të gjitha këto shërbime me një vend:

– Kurs rreth shkathtësive digjitale, 
– Kurs rreth shkathtësive të buta, 
– Këshillim në karrierë, 
– Trajnime dhe udhëtim në rajon, 
– Takim me punëdhënës potencial si dhe Praktikë profesionale për pjesëmarrësit më të suksesshëm gjatë trajnimit. 

Të rinjtë e moshave 17- 24 vjeç mund të trajnohen për A. Menaxhim të Rrjeteve Sociale  dhe 17 – 30 për B. Programim të Uebfaqeve . Këto ndahen në profilin A dhe B, ku aplikuesit kanë mundësinë të zgjedhin profilin që iu përshtatet më shumë.

-Profili A: pa përvojë, me moshë nga 17-24 vjeç, me së paku shkollën e mesme të ulët të pëfunduar;

-Profili B: përvojë bazike, me moshë nga 17-30 vjeç, nivel të shkollimit Bachelor, por mund të jenë edhe me shkollë të mesme të lartë!

Nga ky trajnim, pjesëmarrësit më të motivuar kanë mundësi të ndjekin kursin për sipërmarrësi Në fund të kompletimit të trajnimit pjesëmarrësit do të certifikohen, dhe do të kenë mundësi të përfitojnë nga praktikat profesionale me punëdhënës prestigjioz në Kosovë.

Trajnimi do të mbahet në qytetin e Prishtinës me kohëzgjatje prej 6 muajsh, ndërsa trajnimet rajonale do të mbahen ne Mal të Zi, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Serbi (opsionale). Transporti publik për pjesëmarrësit do të mbulohet nga TOKA.

Afati i fundit për të aplikuar është 26 shtator 2021, ndërsa vendet janë të limituara.

Me rëndësi: Aplikuesit e parë që i plotësojnë kushtet kanë prioritet në përzgjedhje (‘first come, first served’).

Bëhu HERO dhe apliko sot: http://toka-ks.org/Al/news/754/cka-eshte-hero/ 

Ky projekt rajonal mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Exit mobile version