Është hapur thirrja për aplikim për bashkëfinancimin e projekteve nëpër komuna.
Këtë e ka bërë të ditur, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Ai njoftoi se afati i dorëzimit është deri më 29 shkurt të këtij viti.
“Kërkesat do të shqyrtohen në pjesën e parë të muajit mars. Në pjesën e dytë të muajit mars do të nënshkruhen memorandumet”.
“Në fillim të muajit prill do të dërgohen për miratim në Qeveri të Kosovës”, ka thënë Aliu.