Telegrafi

Hapet testamenti i Berlusconit, italiani shpërndau miliona – shkroi edhe mesazhin e fundit për fëmijët

Pas vdekjes së Silvio Berlusconit, debati më i shpeshtë publik ishte për shpërndarjen e pasurisë së tij shumë milionëshe dhe pronësinë e kompanive.

Në një njoftim ekskluziv, agjencia italiane e lajmeve ANSA zbuloi detajet e testamentit të Berlusconit, transmeton Telegrafi.

Sipas asaj që shihet, Silvio Berlusconi ka vendosur që shumica e Fininvest-it t’u takojë fëmijëve të tij Pier-Silvio dhe Marina Berlusconi.

“Dy fëmijët e Berlusconit nga martesa e tij e parë së bashku do të kenë 53 për qind të pronësisë së kompanisë”, u tha në testament.

Gjithashtu u bë e ditur se Berlusconi i ka lënë një trashëgimi prej 100 milionë eurosh vëllait të tij Paolo. Gjithashtu, 100 milionë euro trashëgimi i ka shkuar të dashurës së tij dhe zyrtares italiane Marta Fascina, ndërsa Berlusconi i ka lënë 30 milionë euro këshilltarit të tij Marcelo Dell’Utri.

Përveç shpërndarjes së pasurisë, ANSA publikoi edhe detaje të testamentit dhe një mesazh që Berlusconi u shkroi fëmijëve të tij.

“Faleminderit dhe shumw dashuri pwr tw gjithw ju. Babai juaj”, ka shkruar Berlusconi.

Ndryshe, Berlusconi e mori vendimin për shpërndarjen e pronësisë së Fininvest në vitin 2006, kur përpiloi testamentin e tij të parë. Më pas ai deklaroi se Marina dhe Pier-Silvio do të merrnin shumicën e pronësisë së kompanisë, por të shpërndarë në pjesë të barabarta. Pjesa tjetër e pronës do t’u shpërndahet fëmijëve tjerë, pra Barbara, Eleonora dhe Luigi.

“Asnjë fëmijë nuk do të marrë kontrollin e drejtpërdrejtë të Fininvest-it që e kishte babai më parë. Noteri që lexoi testamentin do të kryejë detyrimet ligjore në orët në vijim”, tha agjencia italiane. /Telegrafi/